Aktualitet

Kishte probleme me furgonin, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë/ Njëri transportonte kanabisin, tjetri e ujiste në fermë, i çonin foto 'pa merak' njëri-tjetrit

Bashkëpunëtori i tij Marsel A. u dënua më pak, me një vit burg dhe gjobë prej 8000 eurosh.

4 Janar 2023, 21:20 Nga k.m.
Kishte probleme me furgonin, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë/
Foto ilustruese

BELGJIKË- Gjykata Penale e ëalloon Brabant dënoi Drini S., i cili ishte arrestuar për trafik drogei, me 15 muaj burgim dhe 8000 euro gjobë, e më pas, pas përfundimit të dënimit do të dëbohet në Shqipëri. Bashkëpunëtori i tij Marsel A. u dënua më pak, me një vit burg dhe gjobë prej 8000 eurosh.

I pari u arrestua në Nivelles më 21 janar 2022 teksa mbante më shumë se 19 kg kanabis. Kjo i dha  Policisë të dhëna që të zbulonte një plantacion kanabisi në Châtelineau ku punonte i dyti. Drini S. u kap rastësisht me furgon, pasi ishte përpjekur t'i shpëtonte Policisë duke i fikur fenerët. Por nuk ia doli dot. Menjëherë mendoi të braktiste furgonin dhe vendosi të largohej në këmbë, por ngeci në disa ferra dhe u kap nga Polica. 

Gjatë kontrollit të furgonit, Policia kishte gjetur më shumë se 19 kg kanabis dhe i kishte sekuestruar edhe celularin e shoferit. Në pajisje ishte veçanërisht fotografia e një matësi të dëmtuar të energjisë elektrike.

Me elementët e dukshëm në këtë imazh, hetuesit arritën të përcaktonin se foto ishin nga një banesë në Châtelineau, zyrtarisht e pabanuar.

Brenda saj u gjetën gjithsej 1,510 bimë kanabisi praktikisht të gatshme për t'u korrur. Marsel A. u arrestua në vend, pasi ishte punësuar të bënte rolin e “kopshtarit”.

Në plastikën që ishte përdorur për paketimin e ngarkesës së sekuestruar në Nivelles, hetuesit gjetën edhe një gjurmë gishti të Domeniko V., por nuk u siguruan mjaftueshëm të dhëna për ta shpallur të fajshëm.

belgjike

Sondazh

Poll