Aktualitet

'Ulu, ulu shpejt në gjunjë!'/ Gjysmë i zhveshur, momenti kur policia angleze arreston Andi Alushin, shqiptari mbante të lidhur dhe torturonte dy bashkëkombasit e tij (VIDEO)

Si shqiptari, ashtu edhe lituaneze kishin marrë peng dhe kishin dhunuar dy shqiptarë të identifikuar vetëm me iniciale: E. R. dhe O. L. I kishin rrahur, djegur dhe i detyronin që të hanin nga tasat e qenve. Videot ua dërgonin familjarëve në Shqipëri me shumë gjasë për të marrë para.

4 Janar 2023, 21:06 Nga k.m.
'Ulu, ulu shpejt në gjunjë!'/ Gjysmë i zhveshur,
Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinskas

BRITANI E MADHE- Është publikuar edhe video nga momenti kur policia angleze kryen operacionin në një banesë në Sheffield, ku edhe vendosi në pranga Andi Alushin dhe Valdemaras Kasinskas. Në video shihet momenti kur policia nxjerr nga banesa gjysmë të zhveshur shqiptarin Andi Alushi, ndërsa gjithë kohës dëgjohet teksa i bërtasin 27-vjeçarit shqiptar që të ulet: Në gjunjë, në gjunjë! Videoja është xhiruar në maj kur edhe ndodhi arrestimi, por vetëm sot është bërë e mundur lidhja me ngjarjen dhe arsyen e prangosjes. 


Si shqiptari, ashtu edhe lituaneze kishin marrë peng dhe kishin dhunuar dy shqiptarë të identifikuar vetëm me iniciale: E. R. dhe O. L. I kishin rrahur, djegur dhe i detyronin që të hanin nga tasat e qenve. Videot ua dërgonin familjarëve në Shqipëri me shumë gjasë për të marrë para.

Alushi dhe Kasinskas janë anëtarë të një bande, dhe u dënuan dje nga Gjykata britanike me 19 vite e e 6 muaj burg pasi akuzohen për vepra penale “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3 e 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës në “shtëpitë e barit”. Për çështjen sot u njoftua se po ndërhyn edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

andi alushi valdemaras kasinskas

Sondazh

Poll