Aktualitet

Situatë e rënduar nga gripi, shtohen shtrimet në spital dhe komplikacionet

Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kapaciteti është mbushur mbi mesataren janë 55 pacientë çdo ditë që paraqiten në ish-Sanatorium.

4 Janar 2023, 19:56 Nga k.m.
Situatë e rënduar nga gripi, shtohen shtrimet në spital dhe
Foto ilustruese

Situata e gripit po rëndohet, pasi numri i të infektuarve jo vetëm që po rritet por shumica e tyre bëjnë komplikacione si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje, ndaj kërkojnë hospitalizim.

Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kapaciteti është mbushur mbi mesataren janë 55 pacientë çdo ditë që paraqiten në ish-Sanatorium. Në vendin tonë qarkullojnë tre shtame të gripit, AH1N1 dhe AH3 si dhe virusi B, ku dy të parët dominojnë dhe konsiderohen më të rëndë.

Mjeket bëjnë apel për vaksinim pasi kurba e të prekurve me grip mendohet të arrije pikun në fund të muajin janar dhe fillim të muajit shkurt./Top Channel

gripi ne shqiperi

Sondazh

Poll