Aktualitet

EMRAT- Aksidenti në Dibër, identifikohen të plagosurit

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi, 56 vjeç.

4 Janar 2023, 19:53 Nga k.m.
EMRAT- Aksidenti në Dibër, identifikohen të plagosurit
Pamje nga aksidenti

DIBËR- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga aksidenti kanë ndërruar jetë Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulzime Istrefi. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi, 56 vjeç.

Dyshohet se mjeti tip “Mercedes Benz 240” ku udhëtonin Kujtim dhe Murat Istrefi me dy bashkëshortet Lulzime dhe Firuze Istrefi, ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë dhe në momentin që kanë dalë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit tip “Mercedez” me targa angleze.

aksidenti ne diber

Sondazh

Poll