Aktualitet

EMRI- Ndërroi jetë rrugës për spital, identifikohet viktima e tretë e aksidentit tragjik te 'Rruga e Arbrit'

Në aksident humbën jetën edhe dy vëllezërit nga Maqellara, Kujtim dhe Murat Dehari, ndërsa të plagosur kanë mbetur 4 persona. 

4 Janar 2023, 19:37 Nga A.B
EMRI- Ndërroi jetë rrugës për spital, identifikohet viktima
Ambulance

DIBËR- Lulzime Istrefi është viktima e tretë e cila humbi jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’. Gruaja, humbi jetën rrugës, teksa ishte duke u transportuar për në spital.

Në aksident humbën jetën edhe dy vëllezërit nga Maqellara, Kujtim dhe Murat Istrefi, ndërsa të plagosur kanë mbetur 4 persona. 

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë të plagosur mbetën F.I., K.M.,M.L. dhe E.L. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

lulzime istrefi aksident ne diber

Sondazh

Poll