Aktualitet

Aksidenti i Dibrës, Policia zbulon detajet e para: 3 të vdekur, 4 të plagosur

Policia e Shtetit bën me dije se dy nga viktimat janë vëllezër dhe janë identifikuar si Kujtim Istrefi, Murat Istrefi ndërsa e treta është një grua, Lulzime Istrefi.

4 Janar 2023, 19:37 Nga k.m.
Aksidenti i Dibrës, Policia zbulon detajet e para: 3 të vdekur, 4
Foto ilustruese

DIBËR- Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë në Rrugën e Arbrit. Policia e Shtetit bën me dije se dy nga viktimat janë vëllezër dhe janë identifikuar si Kujtim Istrefi, Murat Istrefi ndërsa e treta është një grua, Lulzime Istrefi.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur 'Ura e Gjoricës', janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit,"-bën me dije Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen. 

aksident ne diber

Sondazh

Poll