Aktualitet

FOTO+VD- Dalin pamjet nga aksidenti në rrugën e Arbrit, 2 të vdekur, ende s'dihen identitetet

Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe forcat zjarrfikëse.

4 Janar 2023, 19:07 Nga k.m.
FOTO+VD- Dalin pamjet nga aksidenti në rrugën e Arbrit, 2 të
Pamje nga vendi i ngjarjes

DIBËR- Dalin pamjet e para nga vendi ku ka ndodhur aksidenti që shkaktoi 2 viktima mbrëmjen e sotme. Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur Policia dhe forcat zjarrfikëse.


Deri më tani flitet për 3 të plagosur nga përplasja e dy mjeteve. Nga fotot e kapura nga vendi i ngjarjes, dallohet se makinat janë përplasur kokë më kokë dhe janë shkatërruar plotësisht në vendin e quajtur ‘Fusha e Gjirocës’. Deri më tani nuk dihet as gjendja shëndetësore e të pplagosurve dhe as Policia e Shtetit nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen. 

aksident ne diber

Sondazh

Poll