Aktualitet

Zjarri shkrumbon një hambar në Devoll, dëme të shumta materiale, asnjë person i lënduar

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ziçisht në Devoll dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

4 Janar 2023, 18:38 Nga A.B
Zjarri shkrumbon një hambar në Devoll, dëme të shumta
Zjarr

KORÇË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme hambarin ku mbahen zahiretë e dimrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ziçisht në Devoll dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Si pasojë e flakëve është djegur i gjithë objekti dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Aktualisht, po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

zjarr ne devoll zjarr

Sondazh

Poll