Aktualitet

Kompjuteri i Ministrisë së Mbrojtjes i paliçensuar, eksperti i IT paralajmëron rrezikun: Hackerat e kanë të thjeshtë sulmin

Semanaj denoncoi se kompjuteri i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ose asaj të Ministrisë së Mbrojtjes është i paliçensuar dhe nuk ka asnjë update minimal. 

4 Janar 2023, 18:32 Nga A.B
Kompjuteri i Ministrisë së Mbrojtjes i paliçensuar, eksperti i
Kompjuteri

TIRANË- Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj ka ngritur alarmin për sigurinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai ishte i ftuar ditën e sotme në edicionin e lajmeve në 'Syri Tv'. Semanaj, tha se kompjuteri i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ose asaj të Ministrisë së Mbrojtjes është i paliçensuar dhe nuk ka asnjë update minimal. 

'Kisha vite që nuk shikoja një kompjuter të paliçensuar. Liçensat e një sistemi operimi jane diku te 100 euro dhe vijnë të licensuara. Në momentin që janë të palicensuara, nëse një haceker do ta vendoste si target do ta kishte më të thjeshtë ta hackeronte. E kam të pamundur të besoj, që një IT që ka lënë një kompjuter të paliçensuar, të ketë instaluar antivirus në këtë kompjuter ose të ketë instaluar update. Sepse, në momentin që nuk bën A nuk është i përqëndruar të bëjë ZH. Për sa i përket imazhit të forcave të armatosura... mua më vret dhe pjesa e imazhit. Kjo duhet të ishte video thirrje krenarie, e cila ka të bëjë me forcat tona të armatosura. Kjo video është shpërndarë dhe me partnerët. Imagjinoni imazhin që i japim ne forcave tona të armatosura. Shteti shqiptar deklaroi se ka një marrëveshje me Microsoft e se produktet e kësaj ne i përdorim pa licensa. Shpresoj që të jetë bërë nga nxitimi, të jetë marrë një kompjuter tjetër. është turp. Duhen thjesht 100 euro dhe nuk është bërë një aktivizim Windows.'- tha Semanaj. 

besmir semanaj

Sondazh

Poll