Aktualitet

Shqiptari i shpëtoi jetën 8-vjeçarit, por s'ia di askush, shteti i jep ULTIMATUM: Largohu bashkë me familjen nga Franca brenda 1 muaji

Ai dhe familja e tij duhet të largohen nga territori francez brenda një muaji.

4 Janar 2023, 17:51 Nga A.B
Shqiptari i shpëtoi jetën 8-vjeçarit, por s'ia di askush,
Roland Aliu

FRANCË- Roland Aliu shpresonte se do fitonte një leje qëndrimi pasi shpëtoi një tetëvjeçar nga flakët në Poitiers në shkurt të vitit 2022. Ai aktualisht është subjekt i detyrimit për t'u larguar nga territori francez (OQTF), raporton Yahoo.com.

Akti i tij i trimërisë u shpërblye. (LEXO KËTU)

Në shkurt të vitit 2022, shqiptari Roland Aliu, pasi shpëtoi një tetëvjeçar nga flakët në Poitiers u vlerësua me një medalje ari. Më pas, ai kishte shpresën për të përfituar një leje qëndrimi pas disa refuzimeve.

Mirëpo, ai dhe familja e tij duhet të largohen nga territori francez brenda një muaji. “Në shënjestër janë edhe babai im, nëna ime dhe vëllai im i vogël, nuk e kuptoj, i kisha shkruar Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Brendshme, të dy u përgjigjën se nuk mund të bënin asgjë direkt”, tha ai.

Përballë kësaj situate, në 7 janar organizohet një tubim mbështetjeje përpara prefekturës.

roland aliu

Sondazh

Poll