Bota

BE gjobit Facebook dhe Instagram me 390 milionë euro për reklama të personalizuara

Vendimi shihet si një nga më të rëndësishmit që kur blloku evropian prej 27 anëtarësh prezantoi legjislacionin që synon të kufizojë aksesin e Facebook dhe kompanive të tjera në mbledhjen e informacionit personal. Ligji hyri në fuqi në vitin 2018.

4 Janar 2023, 16:55 Nga k.m.
BE gjobit Facebook dhe Instagram me 390 milionë euro për reklama
Mark Zuckerberg

SHBA- Gjigandi i rrjeteve sociale Meta pësoi një humbje të madhe ligjore, e cila mund të ndikojë negativisht në politikën e reklamave për Facebook dhe Instagram, pasi autoritetet kompetente evropiane zbuluan se përmes marrëveshjeve speciale, përdoruesit e këtyre mediave sociale ishin të detyruar të bënin reklama të personalizuara.

Sipas vendimit të gjykatës, gjoba e vendosur nga BE ndaj kompanisë Meta arrin në shumën 390 milionë euro. Përveç kësaj, është e mundur – siç raportojnë rrjetet ndërkombëtare – që Meta (Facebook dhe Instagram) të detyrohet të bëjë ndryshime të kushtueshme në platformë. Vendimi shihet si një nga më të rëndësishmit që kur blloku evropian prej 27 anëtarësh prezantoi legjislacionin që synon të kufizojë aksesin e Facebook dhe kompanive të tjera në mbledhjen e informacionit personal. Ligji hyri në fuqi në vitin 2018.

Arsyetimi i vendimit mbi të cilin u bazua gjoba ka të bëjë nëse është ligjërisht e lejueshme që platforma sociale të mbledhë informacione për reklama të personalizuara. Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të Irlandës ka thënë se autoritetet evropiane janë të përkushtuara ndaj kuadrit ligjor që do të mbulojë reklamat e personalizuara.

Sipas urdhrit të gjykatës, Metës i kërkohet të respektojë një kuadër ligjor, i cili ende nuk është bërë i ditur, që do të përcaktojë mundësinë e zgjedhjes për ata që dëshirojnë të marrin reklama të caktuara. Nëse një numër i madh zgjedh të mos ndajë të dhënat e tyre personale, atëherë Meta nuk do të jetë në gjendje të shërbejë reklama të personalizuara.

Vihet re se informacioni rreth historisë së përdoruesve të rrjeteve sociale, i nxjerrë nga postimet e tyre të mëparshme ose nga lëvizje të caktuara në platforma, përdoret nga reklamuesit për të treguar produkte që kanë më shumë gjasa të blihen. Këto praktika inkurajohen nga Meta, e cila kishte gjeneruar të ardhura prej 118 miliardë dollarësh në vitin 2021 nga kjo metodë. Gjoba e vendosur nga autoritetet evropiane është në kundërshtim me politikën e miratuar nga SHBA në këto raste. Autoritetet amerikane nuk kanë krijuar asnjë kuadër ligjor për të mbrojtur të dhënat personale. Vetëm disa shtete, si Kalifornia, i kanë bërë këto lëvizje.

mark zuckerberg

Sondazh

Poll