Bota

Gruaja e pajetë në Prishtinë, dëshmitari: E kam parë duke u kollitur, po nxirrte gjak nga goja

Dëshmitari i cili kishte telefonuar policinë për rastin në fjalë, deklaroi se kishte parë 30 vjeçaren duke u kollitur dhe teksa i dilte gjak nga goja.

4 Janar 2023, 16:44 Nga A.B
Gruaja e pajetë në Prishtinë, dëshmitari: E kam parë
Policia

KOSOVË- Ditën e sotme është gjetur një grua e pajetë në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Shefi i urgjencës në Prishtinë, Avdyl Pacollin dhe se viktima është gjetur në holl të banesës e përgjakur. Ai tha se afër saj është gjetur edhe proteza e gojës dhe njolla gjaku.

Dëshmitari i cili kishte telefonuar policinë për rastin në fjalë, deklaroi se kishte parë 30 vjeçaren duke u kollitur dhe teksa i dilte gjak nga goja.

“E kam pa tu qite gjak prej goje, shume jo pak. Tu kollit, u kane e shtrime ne shpine, momentin qe jam afru ajo u nal, nuk u zvarrtike. Se ish kan tu tentu me shku prej katit parë në kat të dytë”,- ka deklaruar dëshmitari.

Për rastin ka folur edhe Prokuroria. Zëdhënësja Laureta Ulaj tha se rasti i gruas ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Ulaj.

grua e pajete ne prishtine

Sondazh

Poll