Bota

DOKUMENTI/ Hapet konkursi për efektivë të rinj, pas dorëheqjeve të policëve serbë në veri

Në konkursin e shpallur, Policia e Kosovës, ka paraqitur edhe detajet lidhur me kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për aplikim.

4 Janar 2023, 16:31 Nga a.l
DOKUMENTI/ Hapet konkursi për efektivë të rinj, pas
Veriu i Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për efektivë të rinj, pas dorëheqjes masive të policëve serbë në veri të Kosovës. Në dokumentin më poshtë, specifikohet se konkursi është hapur, ndërsa të drejtë kandidimi kanë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve joshumicë (serb, boshnjak, turq, goran, romë, egjiptas, kroat, malazez dhe maqedonas).

Në konkursin e shpallur, Policia e Kosovës, ka paraqitur edhe detajet lidhur me kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për aplikim. Ndër kushtet kryesore që aplikuesit duhet të kenë janë: të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të jenë të moshës 18 deri 30- vjeçar, të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm dhe të mos jenë të dënuar për ndonjë vepër penale.

DOKUMENTI/ Hapet konkursi për efektivë të rinj, pas
dokumenti
DOKUMENTI/ Hapet konkursi për efektivë të rinj, pas
dokumenti

Pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës kishin dhënë dorëheqje në fillim të muajit nëntor, pas suspendimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç. Shumë prej këtyre zyrtarëve ishin pranuar në polici pas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për shuarjen e strukturave paralele.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll