Bota

Me çantë në dorë, ish-deputeti në Kosovë niset drejt burgut, do vuajë dënimin për vrasjen e Shaqirit

Ai është përcjellur nga familjarët e tij. Ka qenë vëllai i tij, Halil Geci, ai i cili ka njoftuar se Ganiu është përcjell për në burg.

4 Janar 2023, 15:54 Nga A.B
Me çantë në dorë, ish-deputeti në Kosovë niset
Gani Geci

KOSOVË- Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka shkuar në burg. Geci është nisur ditën e sotme drejt institucionit të vuajtjes së dënimit, pasi akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. Ai është përcjellur nga familjarët e tij. Ka qenë vëllai i tij, Halil Geci, ai i cili ka njoftuar se Ganiu është përcjell për në burg.

“Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykatës i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj, neve si vëllezër me djemet tonë dhe miqë e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet denimit. Urojmë të kthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Halil Geci.

Me çantë në dorë, ish-deputeti në Kosovë niset

Geci ka thënë se për ta vuajtur dënimin i kanë mbetur 1 vit e 8 muaj.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka lëshuar URDHËRESË që unë Gani (Adem) Geci me vendbanim në fshatin Llaushë, komuna e Skënderjat , që me datë 04.01.2023 të paraqitem te Qendra e Paraburgimit në Prishtinë (Ajvali), për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatès Themelore në Mitrovicë P.nr.9/2018 i dt.20.08.2021 i vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.516/2021 i dt.29.09.2022, ku si vuajtje e dënimit më llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit nga dt.22.08.2014 deri më dt.03.06.2016. Për të vuajtur denimin më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj. Duke u bazuar në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale unë kam kaluar mbi gjysmën e vuajtjes së dënimit. Tani kam te drejtë në lirim me kusht, pushim 14 ditësh dhe të gjitha benificionet e lejuara me ligj.

Më 30 nëntor 2022 Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit dhe kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore që kishte dënuar Gecin me 3 vite e gjashtë muaj burg. Sipas vendimit, Gani Geci ka qëndruar në paraburgim prej 22 gushtit të 2014 deri 3 qershor 2016, kohë e cila do t'i llogaritet në dënimin e plotë.

gani geci gani geci ne burg ruzhdi shaqiri

Sondazh

Poll