Bota

Erdogan sërish me kërcënime ndaj Greqisë: Qetësohuni, silluni mirë!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili duke folur para Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka dërguar mesazhet e tij. 

4 Janar 2023, 14:23 Nga a.l
Erdogan sërish me kërcënime ndaj Greqisë: Qetësohuni,
 Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Tensionet mes dy vendeve Turqi dhe Greqi janë ndezur sërish. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili duke folur para Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka dërguar mesazhet e tij. 

“Ne nuk kishim raketë dhe tani që ndërtuam tonën, grekët u kapën nga paniku. Gazetat shkruajnë tituj: “Fli dhe turku po dërgon një tajfun nga Smirna. Raketa ka një rreze veprimi prej 510 kilometrash. Nuk mjafton. Duhet ta rrisim në 1000 kilometra. Qetësohuni, silluni mirë. Nuk kemi asnjë lidhje me Athinën. Ne nuk i prekim ata që nuk na prekin”, shtoi ai.

Tensionet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të larta, që prej konfliktit të tyre lidhur me mosmarrëveshjet për ujërat territoriale. Në mars, mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Athinës dhe Ankarasë për disa ishuj në Egje u qetësua për një kohë të shkurtër, por dy muaj më vonë të dy vendet vazhduan manovrat e tyre ushtarake në rajon. Turqia akuzon Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare që rregullojnë kufijtë e dy vendeve duke vendosur ushtrinë në ishuj. Greqia, nga ana tjetër, vë në dukje kërcënimet turke që kërkonin praninë ushtarake në kufirin e saj lindor./ Dosja.al

tensionet greqi-turqi

Sondazh

Poll