Bota

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë, banorët gjejnë viktimën të shtrirë në rrugë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”.

4 Janar 2023, 14:26 Nga A.B
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë, banorët gjejnë
Bregu i Diellit

KOSOVË- Një grua është gjetur e vdekur në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”. Sipas policisë së Kosovës, viktima është gjetur e shtrirë në rrugë, afër një ndërtese në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore të cilat do të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

gjendet e vdekur gruaja ne prishtine prishtine

Sondazh

Poll