Bota

Heqja e barrikadave/ Serbët e Kosovës organizojnë protestë në 9 janar: S'pranojmë lojërat e Kurtit dhe Vuçiç

Protesta është caktuar të mbahet në orën 12:00, në qendër të qytetit në Mitrovicën e Veriut, afër shtatores së Car Llazarit.

4 Janar 2023, 13:45 Nga a.l
Heqja e barrikadave/ Serbët e Kosovës organizojnë protestë
protesta

KOSOVË- Serbët e Kosovës kanë organizuar nëj protestë që do të mbahet më datë 9 janar, kundër politikave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili lejoi heqjen e barrikadave disa ditë më parë. Organizatori i protestës Ivan Miletiç është shprehur për mediat vendase se serbët e Kosovës janë peng të kësaj politike.  

Protesta është caktuar të mbahet në orën 12:00, në qendër të qytetit në Mitrovicën e Veriut, afër shtatores së Car Llazarit. I pyetur se kush është organizatori i protestës, Miletiç është përgjigjur se është “populli i pakënaqur nga veriu i Kosovës”. Ai ka thënë se qytetarët kanë parë se me heqjen e barrikadave, nuk kanë dijeni se në cilin drejtim po shkon situata. Ai gjithashru u shpreh se nuk do të shkojmë më pas lojërave të Kurtit e as të Vuçiçit.

Ndërkohë, ai është shprehur se nuk u janë bashkuar organizatat formale dhe se nuk e di se sa njerëz do të dalin në protestë, duke pasur parasysh, frikën që ekziston mes serbëve lokalë./ Dosja.al

 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll