Bota

Taktika e re/ Telefonat celulare kthehen në instrument lufte për Rusinë dhe Ukrainën, priten viktima masive

Sipas dëshmive rrjetet celulare tani janë duke u përdorur si një instrument lufte në konfliktin aktual, pasi secila palë gjurmon telefonat e ushtarëve.

4 Janar 2023, 13:05 Nga a.l
Taktika e re/ Telefonat celulare kthehen në instrument lufte për
Ukrainë

UKRAINË- Ushtarët ukrainas kanë përshkruar rreziqet e përdorimit të një telefoni celular në vijën e parë të konfliktit me separatistët e mbështetur rusë në vitet e fundit.

"Kur dëgjoni një dron, keni rreth pesë sekonda për të lënë pozicionin tuaj dhe për të vrapuar. Raketa do të fluturojë në atë shpejtësi."

Sipas dëshmive rrjetet celulare tani janë duke u përdorur si një instrument lufte në konfliktin aktual, pasi secila palë gjurmon telefonat e ushtarëve, shkruan Skynews. 

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko zhvilluan një operacion masiv trajnimi të kombinuar pasi shpallën një njësi të përbashkët ushtarake rajonale në tetor. Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës nga kufiri me Bjellorusinë në shkurt dhe zyrtarët e lartë të mbrojtjes ukrainase kanë dhënë alarmin për një tjetër inkursion nga veriu. Këtë herë ukrainasit këmbëngulin se janë të përgatitur mirë./Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll