Bota

Jo vetëm bombardime/ Ushtarët rusë bëjnë kërdinë në muzeun e Kherson, vidhen 80% të veprave artistike

Rusia kishte marrë kontrollin e Khersonit në mars, por ai u çlirua nga forcat ukrainase në nëntor

4 Janar 2023, 12:53 Nga a.l
Jo vetëm bombardime/ Ushtarët rusë bëjnë
Muzeu

UKRAINË- Forcat ruse kanë vjedhur pjesën më të madhe të koleksionit të një muzeu arti në Kherson. Lajmin e ka bërë të ditur një media ukrainase e cila tha se 80% e veprave në Muzeun Rajonal të Artit Kherson mungonin dhe besohet se janë zhvendosur në Krimenë e pushtuar. Rusia kishte marrë kontrollin e Khersonit në mars, por ai u çlirua nga forcat ukrainase në nëntor, shkruan skynews. 

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko zhvilluan një operacion masiv trajnimi të kombinuar pasi shpallën një njësi të përbashkët ushtarake rajonale në tetor. Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës nga kufiri me Bjellorusinë në shkurt dhe zyrtarët e lartë të mbrojtjes ukrainase kanë dhënë alarmin për një tjetër inkursion nga veriu. Këtë herë ukrainasit këmbëngulin se janë të përgatitur mirë./Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll