Bota

Plani franko-gjerman/ Këshilltarët e Macron dhe Scholz pritet të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën këtë muaj

Dy diplomatë evropianë, të cilët nuk kanë dashur të përmenden, i kanë thënë dje kësaj media se ardhja e delegacioneve euro-amerikane këtë herë duhet marrë më seriozisht dhe se kërkesat e tyre për palët këtë herë janë shumë më të kristalizuara se në takimet e shtatorit kur versioni fillestar i propozimit të BE-së për marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

4 Janar 2023, 12:53 Nga I.A
Plani franko-gjerman/ Këshilltarët e Macron dhe Scholz pritet të
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

KOSOVË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të dërgojnë këshilltarët e tyre të lartë në Beograd dhe Prishtinë këtë muaj. Këshilltarët Emanuel Bonn dhe Jens Pletner do të dërgohen në Beograd dhe Prishtinë.

Dy diplomatë evropianë, të cilët nuk kanë dashur të përmenden, i kanë thënë dje kësaj media se ardhja e delegacioneve euro-amerikane këtë herë duhet marrë më seriozisht dhe se kërkesat e tyre për palët këtë herë janë shumë më të kristalizuara se në takimet e shtatorit kur versioni fillestar i propozimit të BE-së për marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë vizitës së parë më 9 shtator 2022, ata shoqëroheshin nga i dërguari evropian Miroslav Lajçak, ndërsa kësaj radhe pritet edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

emmanuel macron olaf scholz

Sondazh

Poll