Bota

LUFTA/ Sunak telefonon Zelenskyy-n: Do të vijojmë të mbështesim Ukrainën

Të dy liderët folën pas një sulmi me raketa ukrainase që vrau dhjetëra ushtarë rusë në një qytet në rajonin e Donetskut.

4 Janar 2023, 11:54 Nga a.l
LUFTA/ Sunak telefonon Zelenskyy-n: Do të vijojmë të
Rishi Sunak takon Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Kryeministri britanik Rishi Sunak ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj Ukrainës, ndaj të cilës Rusia vijon sulmet e ashpra në disa territore. Në një telefonatë në fillim të janarit me presidentin Volodymyr Zelenskyy, Sunak u shpreh se Ukraina do të ketë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë kohë të vështirë lufte. Ai gjithashtu u shpreh se mbështetja do të jetë afagjatë, pas dorëzimit të fundit të më shumë se 1,000 raketave anti-ajrore, shkruajnë mediat e huaja. 

'Po punohet gjithashtu për të siguruar pajisje të mëtejshme në javët dhe muajt e ardhshëm për të siguruar fitoren e Ukrainës në fushën e betejës", shtoi kryeministri. 

Të dy liderët folën pas një sulmi me raketa ukrainase që vrau dhjetëra ushtarë rusë në një qytet në rajonin e Donetskut. Rusia lëshoi një breshëri sulmesh në vendet ukrainase gjatë periudhës së vitit të ri.

Një zëdhënës i Doëning Street tha se udhëheqësit diskutuan sulmet me dron në Ukrainë në ditët e fundit dhe kryeministri tha se mendimet e Mbretërisë së Bashkuar ishin me popullin ukrainas, pasi ata vazhdonin të jetonin nën bombardime të tilla. Më tej, të dy krerët diskutuan samitin e fundit të Forcave të Përbashkëta Ekspeditore në Letoni muajin e kaluar./ Dosja.al 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll