Bota

Turqia kërcënon sërish Greqinë: Do të ketë pasoja të rënda nëse zgjeroni territorin qoftë edhe 1 milje në det

Komentet e tij u bënë jehonë deklaratave të ngjashme të bëra ditët e fundit nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të vendit.

4 Janar 2023, 11:14 Nga a.l
Turqia kërcënon sërish Greqinë: Do të ketë pasoja
Ibrahim Kalin

TURQI- Tensionet mes dy vendeve Turqi dhe Greqi janë ndezur sërish. Së fundmi, zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe këshilltari kryesor për politikën e jashmte, Ibrahim Kalin ka deklaruar se nëse Greqia tenton të zgjerojë territorin në 12 milje detare rreth Kretës do të ketë pasoja serioze, shkruajnë mediat e huaja. 

Turqia nuk do të pranojë asnjë zgjatje, qoftë edhe për një milje të vetme. Nëse Greqia vendos të bëjë një lëvizje të tillë, Turqia do të sigurojë një përgjigje të fuqishme", tha Kalin.

Komentet e tij u bënë jehonë deklaratave të ngjashme të bëra ditët e fundit nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të vendit. Kalin, megjithatë, nuk tha se një zgjerim i ujërave territoriale do të shihej si një rast që justifikonte veprimet ushtarake.

Tensionet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të larta, që prej konfliktit të tyre lidhur me mosmarrëveshjet për ujërat territoriale. Në mars, mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Athinës dhe Ankarasë për disa ishuj në Egje u qetësua për një kohë të shkurtër, por dy muaj më vonë të dy vendet vazhduan manovrat e tyre ushtarake në rajon. Turqia akuzon Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare që rregullojnë kufijtë e dy vendeve duke vendosur ushtrinë në ishuj. Greqia, nga ana tjetër, vë në dukje kërcënimet turke që kërkonin praninë ushtarake në kufirin e saj lindor./ Dosja.al

ibrahim kalin tensionet greqi-turqi

Sondazh

Poll