Bota

E RËNDË! Përdhunohet e mitura në Ferizaj, autori publikon pamjet e aktit në Tik Tok, ia mbath jashtë shtetit

Pas denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë të dyshuarin, por sipas familjarëve ai ndodhet jashtë shtetit.

4 Janar 2023, 10:48 Nga F.M
E RËNDË! Përdhunohet e mitura në Ferizaj, autori publikon
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një e mitur është përdhunuar në një motel në Ferizaj të Kosovës. Gazeta Sinjali raporton se ngjarja ka ndodhur në muajin shtator, por denoncimi është bërë vetëm dje në Policinë e Kosovës. E mitura ka rrëfyer për blutë e Kosovës se një person e ka dërguar me dhunë në motel dhe e ka kërcënuar se do ta vriste nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie me të.

E njëtja media raporton se personi që kreu marrëdhënie me vajzën, e ka filmuar dhe pamjet i ka publikuar në Tik Tok. Pas denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë të dyshuarin, por sipas familjarëve ai ndodhet jashtë shtetit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren kur të arrestohet i dyshuari i cili është shpallur në kërkim policor.

perdhunim ne ferizaj

Sondazh

Poll