Bota

Gripi i shpendëve alarmon Çekinë, asgjëson 220,000 pula

Infeksionet shtohen ndërsa vendet përpiqen të frenojnë përhapjen.

3 Janar 2023, 21:50 Nga k.m.
Gripi i shpendëve alarmon Çekinë, asgjëson 220,000 pula
Foto ilustruese

PRAGË- Autoritetet në Republikën Çeke janë duke u përgatitur për të hequr deri në 220,000 pula në një fermë pulash në pjesën perëndimore të vendit pasi gripi i shpendëve u zbulua atje javën e kaluar në shpërthimin më të madh të sëmundjes. Gripi i shpendëve u raportua të premten e kaluar në fermën e vendosur 150 km në perëndim të Pragës, e cila mund të strehojë deri në 750,000 pula.

Administrata Shtetërore Veterinare e Republikës Çeke (SVS) njoftoi sot se pasi kontrollet zbuluan sëmundjen vetëm në një nga sallat, ndaj shumica e tufës mund të kursehej.

"Të gjithë duhet të theret,"- tha Peter Mayer, një zëdhënës i SVS.

Infeksionet vijnë e shtohen ndërsa vendet përpiqen të frenojnë përhapjen. Që nga nëntori, autoritetet çeke kanë kërkuar që fermat e shpendëve t'i mbajnë tufat brenda. Sot, një tjetër rast i gripit të shpendëve është raportuar në një fermë që ndodhet 68 km në jug të Pragës, ku do të theren 12,000 pula dhe 1,000 gjela deti. Një numër rekord i pulave, gjelave dhe shpendëve të tjerë kanë ngordhur nga shpërthimet e gripit në SHBA dhe Evropë, dhe virusi tani po përhapet në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi. Virusi mund të transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me shpendët, por ekspertët thonë se rreziku për shëndetin e njeriut është i ulët.

republika ceke gripi i pulave

Sondazh

Poll