Bota

Bloomberg: Greqia dhe Britania pranë një marrëveshjeje për kthimin e skulpturave të Partenonit

Sipas burimeve të mirëinformuara të cituara nga raporti, një marrëveshje e mundshme mund të parashikojë dërgimin e një pjese të skulptuarave.

3 Janar 2023, 19:00 Nga k.m.
Bloomberg: Greqia dhe Britania pranë një marrëveshjeje për
Foto ilustruese

GREQI- Fundi i një mosmarrëveshjeje që daton në vitet 1800 duket se ka mbërritur. Agjencia e lajmeve Bloomberg pretendon se Muzeu Britanik dhe Muzeu i Akropolit janë afër një marrëveshjeje që do të jepte dritën jeshile për kthimin e Skulpturave të Partenonit, në kuadrin e një shkëmbimi kulturor.

Sipas burimeve të mirëinformuara të cituara nga raporti, një marrëveshje e mundshme mund të parashikojë dërgimin e një pjese të skulptuarave. Në këmbim, Athina mund t'i huazonte objekte të tjera me vlerë historike Muzeut Britanik, ndërsa në të njëjtën kohë Londra mund të siguronte kopje të tyre.

Siç shkruan Bloomberg, bisedimet maratonë janë duke vazhduar, por marrëveshja përfundimtare ende nuk është nënshkruar. Kjo pasi çështja e lëvizjes së Skulpturave është e ndërlikuar.

Marrëveshja mund të jetë e ngjashme me atë të nënshkruar vitin e kaluar me Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, sipas të cilës Greqia mori 161 vepra arti. Synimi është që procesi të fillojë në vitin 2023 dhe të përfundojë deri në vitin 2048.

partenon greqi

Sondazh

Poll