Bota

70% e popullsisë janë të infektuar/ Rriten 'frikshëm' shifrat e COVID-19 në Kinë! Qeveria 'thyhen heshtjen', pranon situatën e rënduar

Pas trazirave masive sociale, Xi Jinping tërhoqi masat e rrepta kundër koronës më 7 dhjetor, megjithatë, strategjia e tij e re ka shkaktuar një rritje të mprehtë të rasteve me Covid kryesisht në kryeqytetin e vendit.

3 Janar 2023, 16:11 Nga a.l
70% e popullsisë janë të infektuar/ Rriten
Kinë

KINË- Një valë e re e virusit vdekjeprurës COVID-19 ka pushtuar sërish Kinën. Dyshohet se shkak është bërë heqja e masave parandaluese dhe protestat masive të zhvilluara së fundmi. Lidhur me situatën sot ka ardhur edhe një reagim nga administratat dhe qeveria e Kinës. Zyrtarët më të lartë shëndetësorë kanë pranuar për herë të parë se numri i vdekjeve nga sëmundja Covid është "i madh" dhe 70% e 25 milionë banorëve të Shangait janë infektuar. Në të njëjtën kohë, Pekini po paralajmëron vendet perëndimore për hakmarrje pas kufizimeve të vendosura ndaj atyre që udhëtojnë me ajër nga territori kinez.

Kujtohet se, muajin e kaluar, qeveria kineze lehtësoi papritur masat drakoniane të strategjisë së "tolerancës zero" për t'u marrë me sëmundjen Covid, duke rezultuar që spitalet të mbushen me pacientë me simptoma të rënda të koronës dhe krematoriumet me kufoma. Por tani zyrtarët kinezë kanë thyer heshtjen e tyre dhe kanë pranuar se kanë një numër të madh rastesh Covid dhe se numri i përgjithshëm i vdekjeve është "i madh".

Qeveria e Pekinit ka dënuar gjithashtu masat e reja të shpallura nga vendet perëndimore për të detyruar pasagjerët që udhëtojnë jashtë vendit nga toka kineze t'i nënshtrohen testeve të Covid, duke paralajmëruar se mund të përballen me hakmarrje. Presidenti i Kinës Xi Jinping pranoi gabimet e politikës së tij drakoniane të tolerancës zero në trajtimin e sëmundjes Covid që nuk ka arritur të përmbajë virusin dhe ka ndezur protestat e para masive të përhapura në vend prej dekadash.

Pas trazirave masive sociale, Xi Jinping tërhoqi masat e rrepta kundër koronës më 7 dhjetor, megjithatë, strategjia e tij e re ka shkaktuar një rritje të mprehtë të rasteve me Covid kryesisht në kryeqytetin e vendit. Për 20 ditët e para të dhjetorit, komisioni i lartë shëndetësor i qeverisë kineze vlerëson se 248 milionë qytetarë ose 18% e popullsisë ishin të infektuar me koronavirus./ Dosja.al

covid-19 në kinë

Sondazh

Poll