Bota

'Duhet të përmbahen të dyja palët'/ Komisioni Evropian: Situata në Kosovë dhe Metohi mbetet e brishtë

Zyrtarja gjithashtu u shpreh se EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën në Kosova.

3 Janar 2023, 15:15 Nga a.l
'Duhet të përmbahen të dyja palët'/ Komisioni
KOMISIONI EVROPIAN

KOSOVË- Komisioni Evropian e konsideron situatën në veri të Kosovës dhe Metohisë ende shumë të brishtë. Nabila Masrali, zëdhënëse për politikën e jashtme të BE-së tha se BE-ja luajti një rol aktiv në ngjarjet e fundit në koordinim me SHBA-të dhe KFOR-it. Ajo përsëriti se KE mirëpret deeskalimin në Kosovë dhe heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët në veri duke kërkuar lirimin e bashkatdhetarëve të arrestuar ilegalisht, shkruan Tanjug. 

“Situata është me të vërtetë e brishtë dhe ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët në mënyrë që situata të mbetet e qetë dhe të shmangen të gjitha veprimet që do të kishin potencial për t'i kthyer dhunës dhe përshkallëzimit”, tha ajo.

Zyrtarja gjithashtu u shpreh se EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën në Kosova./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës nabila masrila

Sondazh

Poll