Bota

Aksident tragjik në Kosovë/ Makina përfundon në lumë, humb jetën shoferi

Si pasojë e aksidentit njoftohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. 

3 Janar 2023, 12:31 Nga a.l.
Aksident tragjik në Kosovë/ Makina përfundon në lumë,
aksident Kosovë

KOSOVË- Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Kosovë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Leposaviç-Mitrovicë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë. Si pasojë e aksidentit njoftohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin ‘Ibër’”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrë automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara ose kushtet e këqija atmosferike dhe prezencës së mjegullës në këtë aks rrugor. 

aksident në kosovë

Sondazh

Poll