Bota

Dyndje kritikash ndaj Rusisë pas sulmit me 63 viktima: Ushtarët përdorën telefona celularë, ukrainasit i lokalizuan më shpejt

Po ashtu, zyrtarët e zbatimit të ligjit nga DNR i thanë autoriteteve ruse se sulmi ndodhi sepse forcat e mobilizuara në ndërtesë kishin shkelur masat e sigurisë duke përdorur telefonat e tyre celularë, duke lejuar forcat ukrainase të lokalizonin bazën. 

3 Janar 2023, 11:56 Nga a.l
Dyndje kritikash ndaj Rusisë pas sulmit me 63 viktima: Ushtarët
sulmi

UKRAINË- Kritika të ashpra kanë nisur në Rusi lidhur me drejtimin e ushtrisë, pas sulmeve të ditës së djeshme nga Ukraina në një kazermë ushtarake ruse, ku mbetën të vdekur dhjetëra ushtarë. Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se 63 ushtarakë rusë u vranë nga shpërthimet e “katër raketave” në Makiivka. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, raketat janë gjuajtur nga sistemet HIMARS, një armë që SHBA-ja e ka furnizuar për forcat ukrainase. Ata goditën “një qendër të përkohshme vendosjeje” të ushtrisë ruse në Makiivka, shkruan skynews. 

U shkatërruan dhe u dëmtuan deri në 10 njësi të pajisjeve ushtarake të armikut të llojeve të ndryshme,” njoftoi shtabi i përgjithshëm ukrainas.

Të njëjtat kritika kanë bërë edhe zyrtarët e zbatimit të ligjit nga DNR të cilët i thanë autoriteteve ruse se sulmi ndodhi sepse forcat e mobilizuara në ndërtesë kishin shkelur masat e sigurisë duke përdorur telefonat e tyre celularë, duke lejuar forcat ukrainase të lokalizonin bazën.  Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm i Republikës Popullore të Luhansk, Vitaly Kiselyov propozoi që kreu i DNR Denis Pushilin të jepte dorëheqjen. 

ISë tha se "dështimet e thella ushtarake" do të komplikonin përpjekjet e Presidentit Vladimir Putin për të qetësuar komunitetin rus pro luftës, i cili është bërë gjithnjë e më kritik ndaj udhëheqjes së Moskës.  Burimet ruse kanë pohuar se Putin ka urdhëruar një hetim të incidentit deri më 6 janar. 

"Paaftësia e Putinit për të adresuar kritikat dhe për të rregulluar të metat në fushatën ushtarake të Rusisë mund të dëmtojë besueshmërinë e tij si një udhëheqës luftarak", thotë ISë. 

Drejtoria e komunikimeve strategjike e forcave të armatosura të Ukrainës njoftoi se rreth 400 ushtarë rusë ishin vrarë në Makiivka. Shtabi i përgjithshëm, i cili nuk e konfirmoi këtë numër, tha se po bënte një bilanc të “viktimave” njerëzore./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll