Bota

Daçiç: Ka shkuar në 10 numri i shteteve që do të tërheqin njohjen e Kosovës

Daçiç gjithashtu më herët ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë këtë vit luftën e vështirë diplomatike dhe politike në lidhje me mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial.

3 Janar 2023, 11:07 Nga a.l
Daçiç: Ka shkuar në 10 numri i shteteve që do të
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se një tjetër vend do të tërheqë njohjen e Kosovës. Në një intervistë të dhënë për mediat serbe, ai tha se në një moment të caktuar do të njoftojë se cilat shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, përveç atyre për të cilat dihet. Daçiç gjithashtu më herët ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë këtë vit luftën e vështirë diplomatike dhe politike në lidhje me mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial, shkruan Tanjug. 

Kosova aplikoi për të qenë anëtare e Bashkimit Europian, ndërsa presidenti serb reagoi ashpër duke e quajtur këtë veprim si një shkelje të marrëveshjes së firmosur në Washington. Vuçiç shtoi se përveç kërkesës së Serbisë ndaj KFOR për futjen e 1 mijë trupave ushtarake serbe në veri të Kosovës, do të intensifikojnë fushatën për tërheqjen e njohjeve./ Dosja.al

ivica dacic

Sondazh

Poll