Bota

Fiton 1 milion euro në lotari, gjermani nuk shkon të marrë çmimin

Dhe tashmë afati kohor ka skaduar për të pasur mundësinë e marrjes së çmimit.

3 Janar 2023, 07:58 Nga I.A
Fiton 1 milion euro në lotari, gjermani nuk shkon të marrë
Foto Ilustruese

GJERMANI- Një person fitoi 1 milion euro në lotarinë “6 nga 49” në dhjetor 2019 në Gjermani. Shumë me fat, por për të ardhur keq që ai nuk u paraqit kurrë për të marrë çmimin në lotari. Dhe tashmë afati kohor ka skaduar për të pasur mundësinë e marrjes së çmimit.

Bileta ishte shitur në rajonin e Saksonia-Anhalt. Organizatorët e lojës thanë se tashmë ka kaluar mandati maksimal 3-vjeçar që e kishte lënë të paprekur çmimin deri në orën 23.59 të 31 dhjetorit 2022.

“Shpresonim që dikush të vinte. Fatkeqësisht, nuk pati një fund të lumtur,” komentoi CEO i Lotto-s gjermane, Stefan Ebert. Ai shtoi se tani çdo fitim i pambledhur do të shpërndahet në hedhjen speciale të shorteve në lotari mbarë vendin.

stefan ebert

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2023, 20:17 k.m.

40 dronë rusë godasin Kievin

Foto ilustruese Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër natë sulmesh, thanë zyrtarë...