Bota

BE mbledh mekanizmin e reagimit ndaj krizave, priten masa të reja për shkak të shpërthimit të COVID-19 në Kinë

Rritja e rasteve dhe heqja e kufizimeve në Kinë ka shkaktuar shqetësim në Kontinentin e Vjetër.

2 Janar 2023, 22:23 Nga k.m.
BE mbledh mekanizmin e reagimit ndaj krizave, priten masa të reja për
Foto ilustruese

EUROPË- Nevoja “për një qasje të përbashkët të BE-së për situatën e krijuar pas vendimit të Kinës për heqjen e kufizimeve lidhur me koronavirusin, por edhe rritjen e rasteve. Në veçanti, presidenca suedeze do thërrasë një takim të mekanizmit të reagimit ndaj krizave të Këshillit (IPCR) të mërkurën më 4 janar për të diskutuar koordinimin e kërkesave të mundshme të hyrjes në BE.

Heqja e kufizimeve të daljes nga Kina, e kombinuar me përhapjen në rritje të COVID-19 në vend, ka krijuar nevojën për veprim të përbashkët evropian.

“Presidenca po kërkon një qasje të përbashkët të BE-së për futjen e mundshme të kërkesave për hyrje. Është e rëndësishme që të marrim masat e nevojshme shpejt,”- tha ministri suedez i Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik Jakob Fersmed.

 

koronavirusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2023, 20:17 k.m.

40 dronë rusë godasin Kievin

Foto ilustruese Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër natë sulmesh, thanë zyrtarë...