Bota

Pandemia e koronavirusit/ Politico: Barnat e preferuara dikur mund të rrezikojnë miliona qytetarë

Analiza e trajtimeve dhe barnave të përdorura në pacientët kanë shkaktuar imunitet pasi janë përdorur që nga fillimi i pandemisë.

2 Janar 2023, 18:17 Nga k.m.
Pandemia e koronavirusit/ Politico: Barnat e preferuara dikur mund të
Foto ilustruese

Mungesa e trajtimeve të specializuara për Covid-19 për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar ka lënë miliona qytetarë me mundësi të kufizuara nëse sëmuren sërish nga koronavirusi. Siç thekson Politico në një artikull, në fillim të pandemisë në vitin 2020, u sëmur edhe ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump. Më pas, siç u bë e ditur, atij iu dhanë antitrupa monoklonale, të cilat pritej të ishin një “ndryshues i lojës” për sa i përket trajtimeve ndaj pandemisë. Megjithatë, dy vjet më vonë, dhe pas disa mutacioneve të Covid-19, antitrupat monoklonal tani janë kryesisht joefektiv ndaj mutacioneve aktuale. Barnat antivirale më të lehta për t'u administruar si Paxlovid kanë zënë kryesisht vendin e tyre, por ato nuk janë të sigurta për të gjithë njerëzit, sepse ndërveprojnë me shumë ilaçe të tjera.

Në të njëjtën kohë, siç thekson Politico, fondet e qeverisë federale amerikane për kompanitë farmaceutike janë "tharë" në krahasim me ditët e para të Covid-19.

"Vetëm sepse jemi jashtë emergjencës së pandemisë nuk do të thotë që Covid-19 ka mbaruar ose se nuk është më një kërcënim,"-tha Leana Wen, një profesore e shëndetit publik në Universitetin George Washington.

Ndërkohë, në vitin 2022 FDA tërhoqi miratimin për katër terapi me antitrupa, pasi Omicron dhe nënvariantet e tij eliminuan efektivitetin e tyre. Trajtimet kishin për qëllim të rriturit dhe fëmijët me sëmundje të lehtë deri në mesatare, të cilët konsideroheshin të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjes së rëndë dhe të përfundonin në spital.

Antitrupat monoklonalë, ato janë krijuar në laborator dhe janë krijuar për të parandaluar hyrjen e një virusi në qelizat njerëzore. Por ata duhet të lidhen me proteinën e virusit për ta neutralizuar atë dhe mutacionet e shumta të koronavirusit që nga shfaqja e tij në 2019-ën, i kanë bërë gradualisht produktet e disponueshme joefektive.

Administrata Biden ka promovuar barna antivirale si Paxlovid, i cili debutoi një vit më parë dhe ka qenë një pikë kthese në menaxhimin e virusit për shumicën e amerikanëve. Individët me imunitet të kompromentuar – të cilët ose lindin me kushte imunosupresive ose i fitojnë ato pas transplantimit të organeve – mund të mos kenë përgjigje adekuate imune pas vaksinimit.

Remdesivir, nga ana tjetër, është një antiviral intravenoz dhe është një opsion për trajtimin e njerëzve me imunitet të kompromentuar, por kërkon infuzione për tre ditë ose në spital ose në një mjedis ambulator. Trajtimi tjetër që është ende një opsion për njerëzit me imunitet të kompromentuar të infektuar me Covid-19 është terapia me plazmë që përmban antitrupa kundër virusit, megjithatë, por disponueshmëria e tij në SHBA nuk është e madhe.

FDA ka miratuar plazmën e urgjencës për pacientët me imunitet të kompromentuar, por Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së ka mbetur neutral ndaj trajtimit.

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll