Bota

Putin jep MESAZH për ushtarët fallco – Kush është biondja që vazhdon të shfaqet pranë tij

Kremlini thirri aktorët dhe të afërmit e presidentit rus që të vishen si ushtarë për të promovuar qëndrueshmërinë e Rusisë në luftë.

2 Janar 2023, 17:53 Nga k.m.
Putin jep MESAZH për ushtarët fallco – Kush është
Vladimir Putin

RUSI- Në sfondin e rusëve të veshur si ushtarë, Presidenti Vladimir Putin u uroi bashkëqytetarëve të tij "Gëzuar Vitin e Ri" disa kilometra larg kufirit me Ukrainën. A ishin vërtet ushtarë ata në anën e të fortit të Kremlinit? Ose thjesht Kremlini rekrutoi aktorë, të afërm të Putinit dhe mbështetësit e tij të zjarrtë që thjesht veshin uniformën ushtarake për të treguar qëndrueshmërinë e Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Këto pyetje bënë shumë media ndërkombëtare.

Duke iu drejtuar popullit rus, presidenti rus përshëndeti ata që ai i quajti "heronj" që luftojnë për atdheun e tyre ndërsa lufta kundër Ukrainës është zvarritur për më shumë se një dekadë.

"Ne do ta bëjmë vendin tonë të madh dhe të pavarur,"- theksoi Putin, duke shprehur në të njëjtën kohë sigurinë e tij për fitoren e vendit të tij ndaj Ukrainës.

Dyshimet për ushtarët "falsë" u përforcuan kur gazetari bjellorus Tadeuts Zhiskan vuri re në Twitter se në të djathtë të Putinit ishte një grua bjonde ruse që është shfaqur në krah të tij edhe në raste të tjera, por në role të ndryshme. Në një foto, zonja bionde ka veshur rroba të marinës, ndërsa në një tjetër, ajo shfaqet si një nga besimtaret gjatë një shërbimi në kishë, por çdo herë, në krah të Putinit.

Putin jep MESAZH për ushtarët fallco – Kush është
Vladimir Putin

Sipas disa mediave, përfshirë gazetën zvicerane “Switzerland Times”, bënë me dije se biondja është Sergina Karisha Borisnova, 57 vjeçe, nga qyteti i Novgorodit, anëtare e “Rusisë së Bashkuar”, partisë së Vladimir Putinit. Ajo shfaqet edhe në faqen e internetit të “Dumës”, dhomës së ulët të parlamentit rus, ku prezantohet si një nga anëtarët e saj.

vladimir putin rusi

Sondazh

Poll