Bota

EMRI/ Kineasti i njohur ukrainas vritet në luftë

Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, Olga Birzul në faqen e saj në rrjetin social Facebook.

2 Janar 2023, 17:42 Nga k.m.
EMRI/ Kineasti i njohur ukrainas vritet në luftë
Viktor Onysko

UKRAINË- Drejtori i montazhit Viktor Onysko, i cili ka punuar në filmat ukrainas "Storozhova zastava", "Cherkasy", "Zakhar Berkut" dhe "Viddana", u vra në luftimet për Ukrainën. La pas gruan dhe vajzën e tij. Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, Olga Birzul në faqen e saj në rrjetin social Facebook. Sipas saj, ai ishte në vijën e parë dy herë - në rajonet Kherson dhe Donetsk.

“Ju është dashur të montonit një film, por në vend të kësaj u “redaktove” realitetin ushtarak si oficer kompanie. Pa asnjë mundësi për t'u parë. Ishe shumë i lodhur, por kujdeseshe për vëllezërit,”- ka shkruar ajo.

Çfarë dihet për Viktor Onysko?

Regjisori ukrainas ka punuar në seritë televizive "Kafe me kardamom", "Sashka", "Mirupafshim, djem", "Fluturat", "Jeta personale e hetuesit Saveliev". Ai gjithashtu mori pjesë në krijimin shumë filmave.

viktor onysko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll