Bota

E rëndë në Itali, 17-vjeçarja mbyt nënën e saj

Viktima, Teresa Spanò, 55 vjeç, jepte mësim në një shkollë fillore. E reja fillimisht tha se gruaja kishte kryer vetëvrasje, më pas u rrëzua gjatë marrjes në pyetje dhe pranoi krimin.

2 Janar 2023, 17:28 Nga k.m.
E rëndë në Itali, 17-vjeçarja mbyt nënën e saj
Foto ilustruese

ITALI- Një grua 55-vjeçare, Teresa Spanò, një mësuese e shkollës fillore, u gjet e vdekur në banesën e saj në Bagheria, në provincën e Palermos. Vajza 17-vjeçare, pas një marrje të gjatë në pyetje, pranoi se e kishte mbytur vetë të ëmën.

Prej kohësh, ziheshin shpreh, por vrasja do të ishte epilogu tragjik i një sherri që shpërtheu mes nënës dhe vajzës në orën 3 të natës mes të dielës dhe të hënës. Sipas mediave italiane, ishte 17-vjeçarja, ajo që dha alarmin paraditen e së hënës rreth orës 8.

17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rëndë.

itali

Sondazh

Poll