Bota

Pa ushqim dhe pa ujë, prej dy ditësh 35 metra nën tokë, operacion maratonë për të shpëtuar 10-vjeçarin në Vietnam

Ekipet kanë luftuar që atëherë për ta liruar, duke pompuar oksigjen për ta ndihmuar atë të marrë frymë. 

2 Janar 2023, 16:46 Nga k.m.
Pa ushqim dhe pa ujë, prej dy ditësh 35 metra nën tokë,
Foto ilustruese

VIETNAM- Ekipet e shpëtimit në Vietnam po përpiqen të çlirojnë një djalë 10-vjeçar të bllokuar thellë brenda një boshti të ngushtë në një kantier ndërtimi. Ly Hao Nam ishte duke kërkuar për hekurishte kur ra në grumbullin e betonit në provincën jugore Dong Thap në natën e Vitit të Ri.

Ekipet kanë luftuar që atëherë për ta liruar, duke pompuar oksigjen për ta ndihmuar atë të marrë frymë. 

"Ne po përpiqemi më të mirën. Nuk mund ta dimë ende gjendjen e djalit,"-i tha agjencisë së lajmeve AFP një shpëtimtar në kantierin e ndërtimit të urës në deltën e Mekong. Zyrtarët janë habitur që dikush ka mundur të bjerë brenda boshtit të shtyllës, i cili është vetëm 25 cm në diametër.

Ekipet e emergjencës janë përpjekur të heqin grumbullin me vinça dhe ekskavator, por deri më tani pa sukses. Ata gjithashtu kanë zbutur dheun rreth shtyllës në përpjekje për ta çliruar atë, por kjo e ka bërë atë të anohet dhe ka ndërlikuar përpjekjet e shpëtimit.

ly hao nam vietnam

Sondazh

Poll