Bota

Në qelinë e Harenit për skandalin e KatarGate, si e gjeti vit i ri eurodeputeten Eva kaili

Pozicioni i eurodeputetes është shumë i vështirë, pasi akuzat ndaj saj janë të rënda. Rishikimi i kërkesës së saj për t'u liruar nga burgu pritet rreth datës 20 janar.

2 Janar 2023, 16:37 Nga a.l
Në qelinë e Harenit për skandalin e KatarGate, si e gjeti vit i
Eva Kaili

GREQI- Këtë vit eurodeputetja Eva Kaili e akuzuar për skandalin e korrupsionit në KatarGate, e ka festuar Vitin e Ri në burg, me televizor, pasi autoritetet belge vendosën t'i zgjasin paraburgimin. Ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian e ka pritur vitin e ri brenda burgjeve të Harenit. Ajo ka kontaktuar me disa persona nëpërmjet telefonit që ka në qeli dhe i cili monitorohet, mndrsa krkoi vetëm të shohë vajzën e saj. Por kërkesa e saj nuk është plotësuar, pasi autoritetet pretendojnë se nuk ka staf në burgjet ku ajo po mbahet, shkruan protothema.

Pozicioni i eurodeputetes është shumë i vështirë, pasi akuzat ndaj saj janë të rënda. Rishikimi i kërkesës së saj për t'u liruar nga burgu pritet rreth datës 20 janar. Në të njëjtën kohë, në periudhën e ardhshme priten zbulime të reja për Katargate, që ka prekur Parlamentin Evropian. Sipas La Reppublica, prokurori Michel Clez po e zhvendos hetimin në “Fazën 2”. Shumë shpejt, me siguri pritet që ai të bëjë kërkesë për heqjen e imunitetit të eurodeputetëve Mark Tarabella dhe Andrea Coccolino. Eva Kaili mohon të jetë përfshirë në skandal dhe shprehet se është penduar që i ka besuar “verbërisht”, siç pretendon ajo, partnerit të saj.

Nëse Kaili shpallet fajtore edhe në Greqi, dënimi i dhënë nga autoritetet gjyqësore vendase do të jetë më i rëndë se në Belgjikë ku dënimet për krimet për të cilat ajo akuzohet janë më të buta, duke filluar nga tre deri në maksimum pesë vjet. Në Greqi, Kaili po hetohet nga prokurorët dhe Autoriteti i Pastrimit të Parave. Ata po përpiqen të konstatojnë nëse ajo ka sjellë para të padeklaruara nga jashtë dhe i ka investuar në Greqi dhe në veçanti në pasuri të paluajtshme. Nëse dalin prova që tregojnë për keqbërje dhe ajo shpallet fajtore, ajo mund të përballet me 15 vjet burg. Ajo do të gjykohet fillimisht në Belgjikë dhe më pas në Greqi./ Dosja.al

eva kaili

Sondazh

Poll