Bota

VIDEO/ E pranishme në ceremoni Mattarela dhe Meloni, 40 mijë besimtarë në radhë për t'i dhënë lamtumirën e fundit ish-Papa Benediktit

Varrimi, i cili do të mbahet më 5 janar, do të kremtohet nga Papa Françesku. Të pranishëm do të jenë vetëm dy delegacione zyrtare, ato të Gjermanisë dhe Italisë

2 Janar 2023, 16:07 Nga a.l
VIDEO/ E pranishme në ceremoni Mattarela dhe Meloni, 40 mijë
Funerali i Papa Benedikt

VATIKAN- Mbi 40 mijë besimtarë katolikë i janë drejtuar Vatikanit, për t'i dhë në lamtumirën e fundit ish-Papës së Benediktit të XVI i ndarë nga jeta dy ditë më parë. Që në orët e para të mëngjesit të së hënës në sheshin e Shën Pjetrit në Romë shihej një rradhë e gjatë njerëzish që kryhen homazhe në nder të Papa Ratzinger. Priten deri në 35.000 vizitorë në ditë. Katedreja e Shën Pjetrit është e hapur deri në orën 19:00. 

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni bënë homazhe për Ratzinger pak minuta para hapjes për publikun e Bazilikës së Vatikanit. Varrimi, i cili do të mbahet më 5 janar, do të kremtohet nga Papa Françesku. Të pranishëm do të jenë vetëm dy delegacione zyrtare, ato të Gjermanisë dhe Italisë, bëjnë me dije mediat italiane. 

Trupi do të qëndrojë i ekspozuar deri të mërkurën

Homazhe për Ratzinger-in, i cili mbërriti së bashku me kryeministrin, bënë edhe nënsekretari pranë Kryeministrit, Alfredo Mantovano dhe ministri i Bujqësisë Francesco Lollobrigida. Trupi i Benediktit XVI, i veshur me petka të kuqe, është vendosur përpara altarit të Berninit, brenda Bazilikës. Në të dyja anët e arkivolit janë dy roje zvicerane dhe sekretari i Ratzinger, imzot Georg Gaensëein. Trupi do të qëndrojë i ekspozuar deri të mërkurën. Qasja në Bazilikën e Shën Pjetrit lejohet deri në orën 19:00.

Ai do të varroset aty ku ishte Wojtyla

Benedikti XVI do të varroset në shpellat e Vatikanit që ndodhen në bazilikën e Shën Pjetrit në atë që ishte varri i parë i Gjon Palit II, përpara transferimit të tij në Bazilikën e Vatikanit.

Transferimi i trupit në orën 7 në formë private

Transferimi i trupit të Benediktit XVI nga manastiri Mater Ecclesiae në bazilikën e Shën Pjetrit, për homazhe të besimtarëve, u bë privatisht në orën 7. Riti i shkurtër, i kryesuar nga kardinali Mauro Gambetti, kryeprifti i bazilikës së Shën Pjetrit, zgjati deri në 7:40. Më pas përfundoi përgatitja e Bazilikës për ardhjen e besimtarëve për të vizituar Papa Emeritus.

Fjalët e fundit para se të vdiste

Fjalët e fundit të Papa Emeritus Benedikt XVI para se të vdiste ishin "Zot, të dua". Kryepeshkopi Georg Gaensëein, një prelat gjerman i cili jetonte në manastirin e Vatikanit ku Benedikti u vendos pas daljes në pension të tij në vitin 2013, tha se infermierja tregoi se kishte dëgjuar Benediktin duke thënë ato fjalë rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës. Papa në pension vdiq pak orë më vonë atë mëngjes, shkruan abcneës.

"Benedikti XVI, me një zë të dobët, por në një mënyrë shumë të dallueshme, tha në italisht, 'Zot, të dua'", tha Gaensëein për mediat zyrtare të Vatikanit, duke shtuar se kjo ndodhi kur ndihmësit që kujdeseshin për Benediktin po ndryshonin turne.

Nuk isha aty në atë moment, por infermierja e tregoi pak më vonë. Ishin fjalët e tij të fundit të kuptueshme, sepse më pas ai nuk mundi të shprehej më”, tha kryepeshkopi. 

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan'. Pas 'rëndimit të papritur për shkak të moshës' në natën mes të martës dhe të mërkurës, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve "një lutje të veçantë për Papa Benediktin", i cili mbante titullin “Emeritus” pas dorëheqjes./ Dosja.al

papa benediktit xvi

Sondazh

Poll