Bota

'Terroristët rusë i bën bashkë vetëm frika'/ Zelenskyy nis vitin me optimizëm: Na bashkon vetëm fitorja! Bilanci: Vriten mbi 100 mijë ushtarë rusë

Zelenskyy përgëzoi forcat ukrainase për rrëzimin e 45 dronëve Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia në natën e parë të vitit

2 Janar 2023, 15:12 Nga a.l
'Terroristët rusë i bën bashkë vetëm frika'/
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka nisur vitin 2023 me virtyte shpresëdhënëse për fitoren ndaj Rusisë e cila vazhdon të sulmojë rajonet kryesore të Ukrainës prej më shumë se 100 ditësh. 

“Ndjenja jonë e unitetit, autenticitetit, vetë jetës – e gjithë kjo është në kontrast dramatik me frikën që mbizotëron në Rusi. Ata kanë frikë. Mund ta ndjeni. Dhe kanë të drejtë të kenë frikë. Sepse po humbasin. Dronët, raketat, asgjë tjetër nuk do t'i ndihmojnë. Sepse ne jemi bashkë. Dhe ata janë bashkë vetëm me frikë', tha Zelensky në një fjalim të botuar të dielën në mbrëmje sipas kohës lokale.

Zelenskyy përgëzoi forcat ukrainase për rrëzimin e 45 dronëve Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia në natën e parë të vitit, shkruan CNN. 

"Terroristët rusë ishin patetikë dhe ata hynë këtë vit duke qëndruar të njëjtë. Mbrojtësit tanë ishin të mrekullueshëm dhe më 1 janar u treguan shumë mirë," tha ai.

Zelensky vazhdoi të falënderojë të gjithë ata që luftojnë armikun në vijën e parë të frontit çdo ditë dhe çdo natë, si dhe punonjësit e energjisë dhe shërbimeve komunale që rivendosin infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ruse.

“Dhe është shumë e rëndësishme se si të gjithë ukrainasit e rimbushën energjinë e tyre të brendshme këtë natë të Vitit të Ri. Dhe si i falënderuam luftëtarët tanë. Si i falënderuam të dashurit tanë. Sa miliona herë në të gjithë Ukrainën, në mbarë botën e lirë, dëshira jonë - dëshira e fitores - ka tingëlluar dhe ende tingëllon", tha Zelensky.

Ndërkohë sipas një raporti të fundit të publikuar nga autoritetet ukrainase, tregohet se më shumë se 100,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë deri më tani. Mediat e huaja raportojnë se deri më 2 janar, 107,440 ushtarë të Moskës janë vrarë, ndërsa 3,031 tanke armike janë shkatërruar. Ndërsa Kievi dhe Moska nuk priren të nxjerrin shifra për viktimat, në fillim të dhjetorit, një zyrtar i lartë ukrainas tha se deri në 13,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i luftës. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha se midis 10,000 dhe 13,000 trupa kishin vdekur - megjithatë, këto shifra nuk u konfirmuan nga ushtria ukrainase./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll