Bota

Udhëtim pas në kohë/ Udhëtarët nisen nga Koreja e Jugut në 2023-shin, ulen në SHBA në vitin 2022

 Avioni United 858 u ngrit nga Koreja e Jugut në vitin 2023 dhe u ul në SHBA në vitin 2022.

2 Janar 2023, 12:52 Nga I.A
Udhëtim pas në kohë/ Udhëtarët nisen nga Koreja e Jugut
te dhenat e nisjes

SHBA- Udhëtimi ajror sjell me vete shumë përfitime, duke përmirësuar lidhjen globale për të nxitur ekonomitë, rrugët tregtare dhe turizmin. Por nëse ka një gjë unike që udhëtimi ajror ka lejuar udhëtarët të bëjnë, ai do të ishte udhëtimi në kohë. Kjo është ajo që ndodhi me pasagjerët në bordin e dy fluturimeve të ndryshme të United Airlines. Ndonëse ata e kishin pritur tashmë në Vitin e Ri 2023 në një pjesë të botës, patën një mundësi tjetër për të përjetuar sërish numërimin mbrapsht kur të zbarkonin diku tjetër më 31 dhjetor.

Avioni United 858 u ngrit nga Koreja e Jugut në vitin 2023 dhe u ul në SHBA në vitin 2022. Më 1  janar 2023, pak pas ndërrimit të viteve në orën 00:35 nga aeroporti i Seulit u nis fluturimi United 858, për të mbërritur në San Francisco në SHBA ne 17:15 të datës 31 Dhjetor 2022. Edhe pse fluturime të tilla të udhëtimit në kohë janë bërë gjithnjë e më të zakonshme gjatë viteve të fundit, zakonisht është më e pazakontë të shohësh më shumë se një fluturim të tillë që ndodh me të njëjtën linjë ajrore. Pasagjerët e këtij avioni janë ndjerë të veçantë pasi kanë festuar Vitin e Ri dy herë.

united 858

Sondazh

Poll