Bota

Elon Musk thyen rekordin, humb 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij

Bloomberg shkruan se pasuria e tij arriti kulmin në 340 miliardë dollarë më 4 nëntor 2021 dhe ai u bë njeriu më i pasur në botë. Por këtë muaj u tejkalua nga Bernard Arnault.

1 Janar 2023, 22:29 Nga F.M
Elon Musk thyen rekordin, humb 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij
Elon Musk

SHBA- Shefi ekzekutiv i Tesla ka thyer rekord, këtë herë jo duke u regjistruar si njeriu më i pasur në botë, por si njeriu që ka humbur 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto.

Musk ka pësuar rënie të pasurisë së tij në 137 miliardë dollarë pasi aksionet e Tesla ranë javët e fundit. Bloomberg shkruan se pasuria e tij arriti kulmin në 340 miliardë dollarë më 4 nëntor 2021 dhe ai u bë njeriu më i pasur në botë. Por këtë muaj u tejkalua nga Bernard Arnault.

Tani dominimi i Teslës në makinat elektrike, është në rrezik ndërsa konkurrentët e po rriten çdo ditë.

elon musk

Sondazh

Poll