Bota

Varianti Gryphon, Franca vendos testin për udhëtarët nga Kina: Ta bëjnë të gjithë vendet e BE

Që nga e diela, Franca kërkon nga të gjithë udhëtarët nga Kina që të paraqesin test negativ për COVID-19, të kryer brenda 48 orësh para nisjes nga Kina. Po ashtu, Parisi do të testojë në mënyrë rastësore udhëtarët kinezë.

1 Janar 2023, 15:24 Nga F.M
Varianti Gryphon, Franca vendos testin për udhëtarët nga Kina: Ta
Foto Ilustruese

FRANCË- Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin kushtin e testit negativ për COVID-19 për udhëtarët kinezë. Parisi vetë e ka marrë një vendim të tillë, pasi në Kinë ka shpërthyer një valë e re infektimesh. Tashmë Franca kërkon që edhe vendet e tjera ta bëjnë këtë gjë që të ndalojnë përhapjen e infektimeve. 

Që nga e diela, Franca kërkon nga të gjithë udhëtarët nga Kina që të paraqesin test negativ për COVID-19, të kryer brenda 48 orësh para nisjes nga Kina. Po ashtu, Parisi do të testojë në mënyrë rastësore udhëtarët kinezë.

“Franca do të kërkojë që kjo metodologji të aplikohet në mbarë BE-në”, tha ministri francez i Shëndetësisë, François Braun, që së bashku me ministrin e Transportit, Clement Beaune, shikuan se si kjo masë po aplikohej në aeroportin Charles de Gaulle në Paris.

Vetëm Italia dhe Spanja kërkojnë test negativ nga 27 shtetet e bllokut. Pekini më 7 dhjetor njoftoi për lehtësimin e masave kundër koronavirusit. Por, Kina që atëherë është përballur me një valë të re infektimesh, për shkak të perhapjes së variantit Gryphon. Shqipëria nuk e ka kusht testin për udhëtarët që vijnë nga Kina. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar që qytetarët të bëjnë doza vaksina shtesë për tu mbrojtur.

gryphon

Sondazh

Poll