Bota

Josep Borrell: BE është e vendosur se do të mbështesë Ukrainën përgjatë vitit 2023

BE është i vendosur të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

1 Janar 2023, 11:00 Nga A.B
Josep Borrell: BE është e vendosur se do të mbështesë
Josep Borrell

BRUKSEL-Bashkimi Evropian është i vendosur të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në vitin 2023. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka shkruar këtë në Twitter.

“Në vitin 2022, Rusia vendosi të braktisë plotësisht angazhimet për të drejtat themelore të njeriut dhe të sulmojë Ukrainën dhe sigurinë globale. Në fund të vitit, Putin përpiqet edhe një herë t’i detyrojë ukrainasit në errësirë me sulme të neveritshme. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës, edhe në vitin 2023”, shkruan Borrell.

josep borrell

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2023, 10:30 A.B

Kroacia hyn në Eurozonë dhe Shengen

Kroacia më 1 janar ndryshoi monedhën e saj në euro dhe zyrtarisht hyri në zonën pa viza të Evropës, Shengen – dy ngja...