Bota

Viti i Ri! Nju Jorku ndër më të fundit që mirëpret 2023-in, festimet shoqërohen me incidente

ata kulmoi me një numërim mbrapsht kur një sferë e madhe ra nga vendi i saj në majë të One Times Square.

1 Janar 2023, 08:13 Nga A.B
Viti i Ri! Nju Jorku ndër më të fundit që mirëpret
Festimet

SHBA- Nju Jorku është ndër të fundit që ka pritur vitin e ri. Nata kulmoi me një numërim mbrapsht kur një sferë e madhe e ndezur me diametër 12 këmbë (3.6 m) ra nga vendi i saj në majë të One Times Square.

Spërfaqja e topit kishte rreth 2700 kristale Waterford me më shumë se 16 milionë ngjyra.

Por festimet kishin dhe incidente. Dy oficerë policie të qytetit të Nju Jorkut u dërguan me urgjencë në spital pasi u sulmuan nga një burrë që mbante një hanxhar pranë turmës që ishte mbledhur për të parë festimet e Vitit të Ri në Times Square.

Një oficer i tretë qëlloi sulmuesin në shpatull, thanë zyrtarët. Njëri nga oficerët e shtruar në spital kishte një kafkë të thyer dhe tjetri një prerje të keqe, por që të dy pritej të shëroheshin.

viti i ri 2023

Sondazh

Poll