Bota

Britanikët janë të zemëruar me Princ Harry, ata duan që atij t'i hiqet titulli mbretëror

44% e pjesëmarrësve në anketë janë përgjigjur se pasi kanë parë dokumentarin "Harry dhe Meghan" kanë ndjerë më shumë simpati për Princin William dhe Princeshën e re të Uellsit, Kate Middleton.

31 Dhjetor 2022, 22:29 Nga A.B
Britanikët janë të zemëruar me Princ Harry, ata duan që
Princ Harry

BRITANI- Sipas një sondazhi të YouGov të Vitit të Ri për The Times të Londrës, pothuajse gjysma e britanikëve duan që djalit të mbretit Charles t'i hiqet titulli pas transmetimit të dokumentarit të diskutueshëm. 

44% e të anketuarve thanë se titulli duhet hequr nga i pesti në radhë për fronin e Albionit të Vjetër, ndërsa 32% mbështesin të kundërtën. Megjithatë, është për t'u habitur që edhe 44% e pjesëmarrësve në anketë janë përgjigjur se pasi kanë parë dokumentarin "Harry dhe Meghan" kanë ndjerë më shumë simpati për Princin William dhe Princeshën e re të Uellsit, Kate Middleton.

Princi Harry, duke folur në trailerin që njoftonte shfaqjen e tre episodeve të para të dokumentarit më 8 dhjetor, iu referua "dhimbjes" që përjetojnë gratë pas martesës me gjakblu, ndërsa fotot e nënës së tij, Princeshës Diana dhe Kate shfaqeshin. P

Në sondazhin e YouGov, 23% e pjesëmarrësve thanë se pas shikimit të dokumentarit "Harry dhe Meghan" kishin krijuar një mendim negativ për çiftin, të cilët që nga viti 2020 janë vendosur  në një pallat luksoz në Montecito të Kalifornisë.

princ harry

Sondazh

Poll