Bota

Tronditi botën e sportit, nëna e Pele nuk e di ende se i biri ka vdekur

Ajo thotë se ka komunikuar me të ëmën, por nuk ka ditur asnjëherë si t’ia thotë.

31 Dhjetor 2022, 19:00 Nga F.M
Tronditi botën e sportit, nëna e Pele nuk e di ende se i biri ka
Pele

BRAZIL- Motra e legjendës së futbollit botëror Pele ka zbuluar se nëna e Pele, Dona Celeste që është 100 vjeçe nuk e di që i biri ka ndërruar jetë. Ajo thotë se ka komunikuar me të ëmën, por nuk ka ditur asnjëherë si t’ia thotë.

"Ne folëm por ajo nuk e di. Ajo është mirë, por është në botën e saj të vogël. Ajo hap sytë, unë them 'të lutemi për të'. Ajo nuk është e vetëdijshme,”- tha Maria Lúcia në një intervistë për ESPN.

"Ishin momente shumë të vështira. E dimë shumë mirë që nuk jemi të përjetshëm por më trishtoi shumë. E shoqëruam deri në fund. Ai vetë e kuptonte që po largohej. Ishte shumë i qetë. Folëm pak, e pashë se çfarë ndiente. Me tha që ishte në duart e Zotit,”- shtoi ajo më tej.

Magjistari brazilian vdiq të enjten në moshën 82-vjeçare.

niko pele

Sondazh

Poll