Bota

Kroacia e nis vitin 2023 me dy ndryshime: Bëhet pjesë e eurozonës dhe e hapësirës Shengen

Ekspertët thonë se adoptimi i euros do të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomisë së Kroacisë në një kohë kur inflacioni ka ardhur në rritje globalisht që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt që çoi në rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve.

31 Dhjetor 2022, 16:04 Nga F.M
Kroacia e nis vitin 2023 me dy ndryshime: Bëhet pjesë e eurozonës
Kroaci

KROACI- Kroacia e nis vitin 2023 si pjesë e eurozonës. Më 1 janar 2023, do të jetë anëtarja e 20-të e bllokut të monedhës së përbashkët evropiane dhe vendi i 27 e hapësirës Shengen. Në mesnatën e 1 janarit 2023, kombi ballkanik me rreth katër milionë banorë do t'i japë lamtumirën monedhës së tij kuna dhe do të nisë të tregtojë me euro.

Ekspertët thonë se adoptimi i euros do të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomisë së Kroacisë në një kohë kur inflacioni ka ardhur në rritje globalisht që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt që çoi në rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve.

Zyrtarët kroatë kanë mbrojtur vendimet për t'iu bashkuar eurozonës dhe Shengenit, me kryeministrin Andrej Plenkoviç duke thënë të mërkurën se ato ishin "dy synime strategjike të një integrimi më të thellë në BE".

Hyrja e Kroacisë në zonën pa kufij Shengen do të japë gjithashtu një nxitje për industrinë kryesore të turizmit të vendit të Adriatikut, e cila përbën 20 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB).

kroaci kroacia ne shengen

Sondazh

Poll