Bota

Koreja e Veriut mbylli vitin 2022 me raketa balistike

Kim Jong Un lëshoi ​​tre raketa balistike.

31 Dhjetor 2022, 10:34 Nga k.m.
Koreja e Veriut mbylli vitin 2022 me raketa balistike
Foto ilustruese

Koreja e Veriut lëshoi ​​sot tre raketa të reja balistike, duke i dhënë fund vitit 2022 me një numër rekord të testeve të armëve dhe një përshkallëzim dramatik të tensioneve me Korenë e Jugut dhe SHBA. Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi se zbuloi lëshimin e "tre raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi të lëshuar nga Koreja e Veriut në Detin Lindor", i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, rreth orës 08:00 me kohën lokale. Pasi u ngritën nga qarku Chunghua, në jug të Phenianit, raketat udhëtuan rreth 350 kilometra përpara se të binin në det.

Gjatë gjithë vitit 2022, regjimi i Koresë së Veriut kreu një numër të paprecedentë testesh armësh dhe shumëfishoi gjestet armiqësore ndaj fqinjëve të tij. Ajo lëshoi ​​një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) në mars për herë të parë në pesë vjet. Një tjetër ICBM, i testuar në nëntor, u rrëzua në brigjet e Japonisë. Koreja e Veriut kishte kryer tashmë rreth 70 lëshime armësh në 38 teste në vitin 2022, duke përfshirë të paktën 8 raketa balistike ndërkontinentale (ICBM). 

"Provokimet do të kenë gjithmonë pasoja të rënda,"- paralajmëron Seuli. 

Ndërhyrja, e para e këtij lloji në pesë vjet, u përshkrua si "e patolerueshme" nga presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-gil, i cili u zotua t'i bëjë të ditur Koresë së Veriut se "provokimet do të kenë gjithmonë pasoja të rënda" për të. Disa analistë e shohin lëshimin e trefishtë të sotëm si një përgjigje ndaj njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Seul.

koreja e veriut

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2022, 10:11 k.m.

Shuhet spikerja e lajmeve Barbara Walters

Barbara Walters SHBA- Barbara Walters, intervistuesja e guximshme, spikerja dhe gruaja e parë që u bë një superstar i lajmeve televiziv...