Aktualitet

Bojkot gjatë sezonit të provimeve? Kovaçi: Kërkesat tona të mos kalojnë në “kalendat greke”

Gjatë një deklarate për mediat, ai ka theksuar se është ngritur një grup pune nga ministria e Arsimit dhe janë në pritje për plotësimin e kërkesave të tyre. 

20 Dhjetor 2022, 12:34 Nga I.A
Bojkot gjatë sezonit të provimeve? Kovaçi: Kërkesat tona
Sander Kovaci

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se ekziston mundësia që të ketë një bojkot në nisje të sezonit të provimeve. Gjatë një deklarate për mediat, ai ka theksuar se është ngritur një grup pune nga ministria e Arsimit dhe janë në pritje për plotësimin e kërkesave të tyre. 

"Ne morëm një feedback me 15 nëntor nga zyra e bashkëqeverisjes ku thotë se ministria e Arsimit ka marrë parasysh disa elementë të pensionit, që kanë të bëjnë me vjetërsinë në punë, llogaritjen e orës mësimore apo në lidhje me titujt akademik. Por sipas tyre rezulton se vetëm dy universitete kanë kthyer përgjigje. Ne i bëjmë thirrje universitete të kthejnë përgjigje për vjetërsinë e personelit, ti dërgojnë sa më shpejt. Ne jemi në pritje dhe themi se krijimi i disa grupeve të punës, nëse duan ti kalojnë në kalendat greke realizimin e kërkesave tona, financimin për kërkimin shkencor në mësën 0.3% të GDP dhe shtimi i pagës në nivelin 30%. Ne presim që ministria të reagojmë. Kryeministri ka thënë që mund të ketë një ndryshim për pagën në fillim të vitit të ardhshëm.  Paga është sipas titullit. Mesa vura re unë kryeministri ka mendimin që ti hapë rrugën universiteteve që të rrisin tavanin e vet. Qeveria kërkon të rrisë këtë tavanin dhe ti hapë rrugë Universitetit të Tiranës. Jemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave dhe do të marrim vendim në bazë të përgjigjeve që do marrim në janar”, tha Kovaçi.

sandër kovaçi

Sondazh

Poll